Aksident në aksin Elbasan- Përrenjas/ Lëndohen dy persona, bllokohet rruga për 40 minuta (PAMJE)

Një aksident rrugor është rregjistruar pak orë më parë në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy vajza, të cilat udhëtonin në njërin nga automjetet.

Ato janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa siç shihet edhe në foto automjetet janë dëmtuar. 

Kjo situatë ka sjell një kolaps në qarkullimin rrugor, pasi prej 40 minutash rruga ka qenë e bllokuar. Policia ka shkuar në vendgjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Aksident në aksin Elbasan- Përrenjas/ Lëndohen dy persona,