L*fta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu: Marrëveshja me Iranin duhet të eliminojë plotësisht rrezikun bërthamor
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar ditën e sotme se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump kishin rënë dakord marrëveshja me Iranin duhet të eliminojë plotësisht rrezikun bërthamor. Netanyahu i referohej një bisede që dy liderët zhvilluan të shtunën në mbrëmje, për të cilën Trump kishte thënë më herët se kishte shkuar shumë mirë.
"Presidenti Trump dhe unë ramë dakord që çdo marrëveshje përfundimtare me Iranin duhet të eliminojë plotësisht kërcënimin bërthamor. Kjo do të thotë çmontimi i objekteve të pasurimit të uraniumit të Iranit dhe heqja e materialit bërthamor të pasuruar nga territori i tij", tha Netanyahu në një deklaratë.
Mediat shkruajnë se Netanyahu u shpreh se Irani nuk do të marrë armë bërthamore. Netanyahu theksoi se partneriteti mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë dhe se qëndrimi i të dy vendeve mbetet i pandryshuar.
"Politika ime, si ajo e Presidentit Trump, mbetet e pandryshuar: Irani nuk do të marrë armë bërthamore. Partneriteti midis dy kombeve tona është provuar në fushën e betejës dhe nuk ka qenë kurrë më i fortë", tha udhëheqësi izraelit.
