(FOTO) 'Përpihet' nga flakët magazina në Durrës/ Asfiksia i merr jetën 25-vjeçarit nga Bangladeshi, punonjësi nga Kenia përfundon në spital

Në Durrës ka rënë zjarr në orët e para të mëngjesit në ambientet e një magazine në zonën e Fllakës, Sektori Rinia, ku përgatitej ushqimi për punonjësit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi.

Si pasojë e asfiksisë ka humbur jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi, ndërsa një tjetër punonjës, rreth 30 vjeç nga Kenia, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes dhe rrethanat se si ndodhi zjarri.