Demokratja me lot në sy: O popull, vini mend në kokë se Shqipëria po mbaron!

Një e moshuar, e cila deklaroi se vuan nga probleme të rënda shëndetësore, bëri një apel emocional për pjesëmarrje në referendum për t'i dhënë votëbesimin Sali Berishës si kreu i PD-së.

Me lot në sy, demokratja nga Korça tregon gjëndjen e vet të rëndë shëndetësore për shkak dhe të mungesës së sistemit shëndetësor ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë pasi largimi I të rinjve, mungesa e punësimit dhe vështirësitë e sistemit shëndetësor po e kthejnë Shqipërinë në një vend të pabanueshëm.

"Po, dhe me shumë të rënda bile, që nuk... domethënë nga më të rëndat që s'kam shpëtim.

Po do votojmë se duhet të përmbysim patjetër këta, se na u bënë fëmija drogmenë, pa punë, njëra-tjetrën dhe po vuajmë sa s’ka ku të vejë. Ja, jam operuar dhe nuk nuk ma hoqnin dot tubin ngaqë nuk dinë si ta heqin e si ta vënë. Edhe pres që të vdes.

Jam me kancer në zorrë të trashë, edhe në mushkëri, edhe në mëlçi.

Apeli është: O popull, o popull! Vini mend në kokë, o popull! Se Shqipëria po mbaron, po mbaron! Shikoni një nënë që qan! Shikoni një nënë që nuk kurohet dot! Shikoni një nënë që vjen me bastun edhe e bën këtë gjënë që s’e kam bërë asnjë çerek ore, vetëm e vetëm për ta përmbysur këtë qeveri. Ju lutem, ju lutem, ju lutem! Vini dorën në zemër! Dilni, o dilni! Dilni, mos kini frikë!

E vlerësoj, e vlerësoj, se po mos jetë Berisha, ky popull mbaron. Ai është idhull për mua. Unë jam demokrate e ‘90-ës edhe nuk kam hequr dorë. Gjithmonë nëpër komisione kam qenë, po vetëm këtë radhë të fundit nuk isha, se isha në gjendje shumë të rëndë"