Kozaku hedh kanoçen në det në Greqi, Taulant Balla poston VIDEON: Gjoba për këtë tipin është 2 milion lekë, nuk e bën dot “të fortin"...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka denoncuar së fundmi tiktokerin e njohur Kozak Braçin, i cili shfaqet duke hedhur një kanaçe në det teksa lundron në një jaht.

Pamjet filmike të Kozakut janë që nga vera e 2024 ku ndodhej në Greqi, pasi e njëjta video është publikuar nga vetë tiktokeri në rrjetin e tij në Instagram.

Kozaku hedh kanoçen në det në Greqi, Taulant Balla poston

Në videon e publikuar në faqen e tij të Facebook, Balla kërkon që Kozaku të gjobitet me 200 mijë lekë pasi ka shkelur një nga rregullat kryesore të mbrojtjes së mjedisit.

“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot “të fortin” duke hedh kanaçen në det” shkruan Taulant Balla.