Plani i ri për opozitën dhe politikën në vend, Kuçana: Partia demokratike është gati për një alternativë fituese dhe qeverisëse

Partia Demokratike po kalon në një fazë të re ristrukturimi, ku në qendër të vëmendjes është votimi për rikonfirmimin e lidershipit historik që synon të bashkojë tërësisht opozitën.

Për "Ora News", Ilirjana Kuçana, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së u ndal roli i ish-kryeministrit, figurës që nga radhët e demokratëve konsiderohet si shpëtimtari i pluralizmit politik në vend, pas një beteje të gjatë dhe të ashpër me pushtetin aktual.

Sipas saj, qëndrimet e shprehura nga përfaqësuesit e djathtë, rikthimi i forcës opozitare në vend, vjen pas një periudhe të vështirë ku ekzistonte bindja se vendimet brenda partisë demokratike po diktoheshin jashtë zyrave të saj.

Në fjalën e saj, Kuçana vuri theksin në lënien mënjanë të inateve të vjetra dhe interesave personale, forca më e madhe opozitare po përgatitet të formësojë një alternativë të re fituese dhe qeverisëse.

Pas këtij procesi, hapi i radhës pritet të jetë zgjedhja e organeve të reja drejtuese.

Fushata e re bazohet te një thirrje e hapur drejtuar intelektualëve, atdhetarëve dhe njerëzve të kualifikuar që të bëhen pjesë e këtij formacioni.

 Kjo lëvizje nuk trajtohet më thjesht si një sfidë e brendshme partiake,theksoi ajo, por pritet të  artikulohet në formën e  një betejë më të gjerë kombëtare, e cila kërkon domosdoshmërisht njerëz me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet për të çuar përpara vizionin e ri.

Ilirjana Kuçana: “Demokratët po votojnë në rikonfirmimin e Sali Berishës, ai i cili ka bërë një betejë disa vjeçare me pushtetin.

Duhet të themi që sot demokratët ja kanë bërë borxh njëri-tjetrit, por edhe Sali Berishës për rikonfirmimin në mënyrë masive të atij që shpëtoi pluralizmin politik.

Duhet të themi që kemi qenë në një betejë shumë të egër, Sali Berisha erdhi dhe mori opozitën në një moment ku për hir të së vërtetës vendimet merreshin në zyrën e Edi Ramës për opozitën, shpëtoi opozitën, e bashkoi opozitën, kaloi mbi planin personal dhe një lider i vërtetë tregon pikërisht këtë, nuk ka as inate, as mllefe, por bashkon Partinë Demokratike dhe tashmë është gati për alternativë fituese dhe qeverisëse, ku duhet të themi që pas rikonfirmimit të zotit Berisha kemi edhe zgjedhjen e organeve të reja drejtuese në Partinë Demokratike, ku mendoj që në këtë moment është momenti për sa më shumë atdhetarë, për sa më shumë njerëz që duan familjen, duan atdheun, duan kombin sepse tashmë nuk është më betejë për Partinë Demokratike, tashmë është një betejë për Shqipërinë.

Dhe unë jam e bindur që ky duhet të jetë një moment thirrje për intelektualët, për të pasur sa më shumë intelektualë në gjirin e Partisë Demokratike, njerëz të ditur, njerëz të mençur që nëpërmjet eksperiencës së tyre, nëpërmjet profesionalizmit të tyre, nëpërmjet integritetit të tyre, dinjitetit të tyre do ta çojnë përpara Partinë Demokratike dhe do ta bëjnë alternativë”...