BERISHA VOTON DHE AKUZON / Kryedemokrati: “Referendumi” proces shembullor dhe demokratik
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë si shembullor dhe demokratik. Ai u bëri thirrje demokratëve që të marrin pjesë në votim dhe të përmbushin detyrimin e tyre statutor. I pyetur për publikimin e fletëve të votimit me emrin e Ervin Salianjit, Berisha deklaroi se përfaqësuesit e botës së krimit nuk kanë vend në Partinë Demokratike.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në selinë blu për të votuar rreth orës 11:30.
Në deklaratë prononcimin e tij për gazetarët, Berisha përshëndeti demokratët që kishin marrë pjesë në votim, teksa procesin e cilësoi si shembullor dhe demokratik.
Berisha deklaroi se votimi për kryetarin është një proces referendar, ku anëtarët shprehin lirshëm mbështetjen ose kundërshtinë e tyre.
Deklaratave të Berishës u ktheu vetë Salianji në Facebook, ku shkroi se kryedemorkati është kthyer në simbolin e simbolin e votimit pa garë dhe uzurpatorit pa zgjedhje e pa dinjitet politik.
Madje Salianji shtoi se i gjithë procesi dhe pjesëmarrja janë të manipuluar dhe se për këtë do të paraqesë prova reale.
