Referendumi i votëbesimit për kreun e PD, votojnë 1740 anëtarë në Kukës
Në Kukës nisi procesi i referendumit për votëbesimin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në degën e PD-së në Kukës janë ngritur tre qendra votimi, ku janë thirrur të votojnë 1740 anëtarë me të drejtë vote të kësaj force politike përmes parimit, ‘një anëtar, një votë’.
Sipas kryetarit të degës, Rrahman Demaj, që në orët e para të procesit është vërejtur një interesim i lartë nga anëtarësia.
Ndërkohë, anëtarët që po marrin pjesë në votim e kanë vlerësuar pozitivisht procesin, duke u shprehur se gjithçka po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të lehtë.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 edhe në dy degët e tjera të PD-së në qarkun e Kukësit, në Has dhe Tropojë dhe do të përmbyllet në orën 18.00, ku më pas në mbrëmje do të shpallet edhe rezultati.
