Fleta e votimit vetëm me emrin e Berishës, deputetja Jorida Tabaku: Kjo është situata, nuk ka nevoj për koment...

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë që prej orës 08:00 në gjithë vendin.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sapo ka votuar. Pasi hedh fletën e votimit në kuti, ajo bën batutë duke thënë ‘ishte shkurt’, referuar kohës për votim, pasi në garë është vetëm Sali Berisha.

“Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata. Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër, dhe nuk besoj se këtu ka nevojë për ndonjë koment”, u shpreh Tabaku për gazetarët.