Oficeri i krimeve në Sarandës u 'fundos' nga përgjimet e veta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 17:17
Edmond Ruçi, oficeri i Komisariatit të Sarandës që u arrestua dje për akuzën e korrupsionit pasiv siguroi përgjime për dy vëllezërit e arrestuar për shpërndarje droge.
Burimet bëjnë me dije se më pas Ruçi takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.
Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.
Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori dhe pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet. Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.
