“SKANDALET” E POLICISË NË SARANDË/ Skënder Hita: Situatë e papranueshme, rifitoni besimin e qytetarëve

Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, e cilësoi të papranueshme situatën në Policinë e Sarandës pas arrestimeve të disa efektivëve, duke paralajmëruar se çdo punonjës që favorizon krimin do të përjashtohet dhe do të përballet me drejtësinë. Hita kërkoi goditje të krimit, ndalim të ndërtimeve pa leje, forcim të sigurisë në shkolla dhe angazhim maksimal të policisë në prag të sezonit turistik.

Policia e Sarandës u godit në harkun e pak ditëve nga arrestimet e disa drejtuesve dhe punonjësve me akuza nga mbështetja tek përfshirja direkte në veprimtari kriminale, përballë të cilës, kryepolici Skënder Hita kërkoi reflektim, përgjegjësi dhe rikthim i besimit të qytetarëve të uniforma e Shtetit

Skënder Hita: Është e papranueshme situata në Sarandë dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ndaj kërkohet reflektim, përgjegjësi dhe rikthim i besimit të qytetarëve te Policia.

Nga Saranda për të gjithë punonjësit e policisë së Shtetit mesazhi ishte I prerë.

Skënder Hita: Cilido që do mbajë lidhje apo do favorizojë grupet kriminale dhe elementet me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të përjashtohet nga Policia dhe do merret drejtësia me të.

Duke marrë shkas nga skandalet e mbështetjes ë ndërtimëeve pa leje në jug të vendit, kryepolici tha një porosi të qartë.

Skënder Hita: Ndërtimet pa leje në asnjë mënyrë nuk do të lejohen. Bashkëpunoni dhe koordinoni veprimet me strukturat e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e territorit.

 

Luftë ndaj cdo formë të krimit dhe siguri e garanci për qytetarët ishte kërkesa për Uniformat blu

Skënder Hita: Strukturat policore duhet të reagojnë me forcë ndaj grupeve kriminale, armëmbajtjes pa leje, kapjes së shtetasve të kërkuar, trafikut të narkotikëve dhe ndaj çdo aktiviteti kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Kryepolici kërkoi zbatimin e menjëhrrshëm të planit të ri të masave për sigurinë në shkolla kundër lëndëve narkotike dhe sendeve të ndaluara.

Skënder Hita: Siguria në shkolla është prioritet mbi prioritete, deri në ditën e fundit të vitit shkollor kërkohet angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe shëndetit të nxënësve, sigurim informacioni me agjentët e Policisë Kriminale dhe goditje të atyre që tentojnë të dëmtojnë të ardhmen e vendit. 

Në prag të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore, për garantimin e rendit, sigurisë dhe ofrimin e një shërbimi profesional ndaj qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj.