Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit dhe bie në trotuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 11:39
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit, ku është shkëputur një pjesë e fasadës. Pllaka e shkëputur ka rënë në trotuar, duke rrezikuar kalimtarët që lëvizin çdo ditë pranë institucionit.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por incidenti rikthen në vëmendje problematikën e fasadave të amortizuara, që vazhdimisht krijojnë rrezik për qytetarët dhe automjetet. Prej vitesh, qytetarët përballen me rrezikun e copave që shkëputen nga godinat e vjetra apo të dëmtuara, sidomos në zonat me qarkullim të lartë.
