Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (20 -21 Maj 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Veriore dhe pjesë të Europës Qendrore do të vijojnë me reshje shiu dhe mini-stuhi, ndërsa brigjet e Detit të Zi rrezikohen nga rrebeshe dhe stuhi të forta ere. Pjesa tjetër e Europës dominohet nga mot i kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i ngrohtë me diell në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore priten vranësira. Në verilindje dhe juglindje mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Temperaturat luhaten nga 6°C në 27°C. Era fryn në 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Ishujt Britanikë dhe zona e Alpeve do të përfshihen nga mot i paqëndrueshëm, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, sidomos në Ballkan, gadishullin Iberik dhe brigjet greke.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, pritet moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në të gjithë territorin. Temperaturat luhaten nga 8°C deri në 29°C. Era fryn mbi 40 km/h, me dallgëzim 1–2 ballë.
