Publik apo privat, Muca: Vendimi jetik i maturantëve për të ardhmen e tyre profesionale
Me përfundimin e procesit të Maturës Shtetërore, mijëra të rinj në vend ndodhen përballë një prej vendimeve më të rëndësishme të jetës së tyre: zgjedhjen e degës dhe universitetit ku do të ndjekin studimet e larta.
Ky është një moment vendimtar që përcakton jo vetëm vitet e ardhshme të studimit, por shpesh edhe të gjithë karrierën profesionale. Konkurrenca për një vend në universitetet publike mbetet e lartë.
Për maturantët, kjo përkthehet në një përpjekje të vazhdueshme për të arritur një mesatare dhe një pikavarazh sa më të lartë, çka u siguron më shumë shanse për të kapur degën e preferuar. Procesi, tashmë i standardizuar dhe që përsëritet çdo vit, i vë të rinjtë në një garë për të grumbulluar pikët maksimale që u hapin dyert e auditorëve shtetërorë.
Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Erjon Muça, keshillues karriere dhe punesimi.
" Megjithatë, tanimë procesi i mbylljes së maturës shtetërore përsa i përket rezultateve, është një proces i cili është standart dhe që përsëritet tanimë çdo vit.
Ajo që në një mënyrë apo në një tjetër është përpjekje e maturantëve për të plotësuar notat mesatare, për të arritur maksimumin e pikëve që të kapin degët që synojnë, në universitetet publike.
Nga ana tjetër, aksesi për në universitetet private është disi më praktik, pasi maturantët mund të rezervojnë vendin që tani dhe në një mënyrë apo në një tjetër duhet të plotësojnë ato kritere të nevojshme për t'u regjistruar në universitet, së pari duke patur kriterin e pranimit të mesatares mbi 6.5 për shumicën e degëve.
Përjashtim bëjnë degët e arteve dhe sporteve që janë të përjashtuar nga, nga kriteri i mesatares. Pra, në universitete private është më praktik dhe më konkret mënyra se si mund të regjistrohesh, duke mos qenë edhe të nevojshme dhe dhe, po themi, lëndët me zgjedhje, lloji i lëndës që zgjidhet, ndikimi që ka në indeksimin për të patur, për të patur më shumë pikë e të tjera me radhë", u shpreh Muça.
Ndiqni intervistën e plotë:
