BURG SHEFIT TË SARANDËS! Lejoi ndërtime pa leje, 2800 prova në gjykatë
Prokuroria dorëzoi rreth 2800 faqe me dokumente ndaj shefit të komisariatit të Sarandës për ndërtime të paligjshme. Ndaj tij u vendos 30 ditë burgim ndërsa hetimet do të vazhdojnë

Drejtori i policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, do të qëndrojë në burg për të paktën 30 ditë i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe mosmarrjen e masave për ndalimin e ndërtimit të pistës së lokalit në bregdetin e sarandës.
Në qeli do të qëndrojë dhe specialisti i sektorit të krimeve, Andi Duro, ndërsa për Ajdin Ismailaj dhe Roberto Çullhaj hetimi do vazhdojë në izolimin në shtëpi.
Prokuroria ka paraqitur 2792 fletë me dokumente ku dyshohet se janë lejuar të ndërtohen disa objekte për të për të cilat subjektet nuk janë pajisur me leje.
Të shtunën blutë bënë të ditur ndalimin e shefit të komisariatit ndërsa u publikuan dhe pamjet e lokalit në Sarandë, ku punimet ishin shtrirë dhe mbi det.
Madje lokali u tha se i përkiste Isuf Jaçajt i vrarë në tetor të vitit 2025 me shpërthim tritoli.
Madje më tej u tha se për të njëjtin ambient ku ishte lejuar ndërtimi pa leje ka pasur dhe konflikte të mëparshme.
Nga detyra u pezullua dhe Shefii e Seksionit për Hetimin e Krimeve pasi nuk ishte paraqitur për tu marrë në pyetje.
Tashmë pas 30 ditëve prokuroria do të paraqitet sërish me provat dhe kërkesat për vijimin ose jo të masës së sigurisë.

