“Dialogët Liberalë” – Mbahet në Tiranë tryeza mbi rolin e arsimit në formësimin e lidershipit të ri evropian
“Nuk ka demokraci pa liri. Nuk ka sipërmarrje pa liri. Nuk ka Evropë pa liri”.
Në një takim të veçantë mes profesorësh, politikanësh dhe studentësh italianë dhe shqiptarë të mbajtur sot në Tiranë u diskutua mbi liberalizmin bashkëkohor, rolin e arsimit në formësimin e lidershipit të ri evropian, si dhe marrëdhënien ndërmjet sipërmarrjes, inovacionit dhe integrimit evropian.
Takimin e përshëndeti Zevendës Minsitri i Ekonomisë Enkelejd Musabelliu; presidenti i Fondacionit Liugji Eunadim ish-senatori italian Andrea Cangini; si dhe Dekani i Shkollës së binzesit MIB Trieste Andrea Tracogna.
Folësit kryesorë në takim ishin:
Alessandro Sterpa (Profesor i Asociuar i Institucioneve të së Drejtës Publike në Universitetin e Tuscia-s),
Martina Dlabajová (sipërmarrëse, konsulente dhe filantrope, ish-Anëtare e Parlamentit Europian gjatë viteve 2014 - 2024, Grupi ALDE, Renew Europe) dhe,
Gentian Elezi (Profesor rezident në Kolegjin e Evropës në Tiranë; profesor i asociuar dhe mbajtës i katedrës Jean Monnet në Universitetin e Tiranës; ish-Zëvendësministër për Integrimin Europian të Shqipërisë).
Aktiviteti është pjesë e “Dialogëve Liberalë” — një nisme më të gjerë ndërkombëtare që bashkon liderë të rinj, ekspertë dhe institucione nga Italia dhe Europa Juglindore, me synimin për të promovuar dialogun, mendimin kritik dhe bashkëpunimin rajonal mbi sfidat kryesore që lidhen me qëndrueshmërinë demokratike.
Takimi u organizuar nga Fondacioni italian Luigi Einaudi, Shkolla MIB e Biznesit e Triestes dhe Observatori i Europës Juglindore (South East Europe Observatory—www.seeobservatory.eu.)

