“Echos – Jehonat e Kohës” sjell në Durrës muzikën e kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve u zhvillua mbrëmja artistike “Echos – Jehonat e Kohës” në ambientet unike të Muzeut Etnografik të Durrësit.

Muzika e dhomës solli për të pranishmit një mbrëmje me tinguj elegantë, dialog artistik dhe harmoni të rafinuar.

Nën interpretimin e Orkestrës së Harqeve Durrës me dirigjent Gridi Kraja artistët interpretuan në një atmosferë emocionuese tinguj të muzikës së dhomës dhe vepra nga kompozitorë shqiptarë e të huaj.

Pjesë e mbrëmjes muzikore ishin edhe interpretimet e sopranos Kiara Juba dhe të aktores Mimoza Marjanaku.

Në këtë mbrëmje muzika, poezia dhe historia u bashkuan në një përjetim të veçantë artistik.