TETË VITE BURG PËR ART! Ekspozohet për herë të parë vepra që i kushtoi burg autorit në komunizëm

Kjo vepër i kushtoi 8 vite burg autorit, i cili u dënua për distancimin e tij nga realizmi socialist në art gjatë regjimit komunist.

Piktura u ekspozua për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” si pjesë e një aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me synim ndërgjegjësimin mbi artin e censuruar.

Ky turist britanik ishte mes atyre që zgjodhën “Shtëpinë me Gjethe” për të mësuar një pjesë të historisë së Shqipërisë nën regjimin komunist. Ai tregon se u tërhoq më së shumti nga historia e agjentit të dyfishtë Kim Filbi.

Drejtori i muzeut, Arbër Minxhozi, konfirmoi se të huajt mbeten vizitorët kryesorë.

Mes historive me spiunë dhe pajisje përgjimi, muzeu priti edhe nxënës të kryeqytetit, për të cilët gjatë verës parashikon disa projekte me synim njohjen me të shkuarën.

E hapur fillimisht si maternitet, “Shtëpia me Gjethe” u kthye në një hetuesi pas luftës dhe më pas në qendrën kryesore të përgjimit të ambasadave dhe të huajve në Shqipërinë komuniste.