Thibaut Courtois investon në futbollin spanjoll, bëhet bashkëpronar i klubit të Divizionit të Tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2026, 14:29
Portieri i Realit të Madridit dhe kombëtares belge, Thibaut Courtois bëhet bashkëpronar i Extramaduras, një skuadër spanjolle që në këtë sezon siguroi ngjitjen e katërt radhazi duke u kthyer në Divizionin e Tretë të futbollit në vendin iberik.
Platforma e investimit sportiv, NXTPLAY e bashkëthemeluar nga portieri belge do të jetë ekonomikisht përkrah presidentit Daniel Tafur që do të vazhdojë të drejtojë projektin sportiv dhe institucional.
Në këtë mënyrë, Extramadura bëhet projekti i dytë i investimeve i NXTPLAY në një skuadër futbolli, pas blerjes së një kuote aksionesh të Le Mans në Francë me këtë të fundit që javën e kaluar bëri historinë me ngjitjen e saj në Ligue 1.
