"Pas humbjes me Dinamon, skuadra reagoi mirë"/ Zeka: Trajneri ka bërë ndryshime në grup, duke dhënë besim

Në një lidhje direkte në emisionin “Ora Sport” në Ora News ishte i ftuar zëdhënësi i Egnatias, Xhevdet Zeka, i cili komentoi ecurinë e skuadrës dhe diskutimet e fundit rreth kampionatit.

Gjatë bisedës, fillimisht u fol për fitoren e fundit 4-0 dhe reagimin e skuadrës pas humbjes ndaj Dinamos. U vlerësua rikthimi psikologjik i ekipit dhe ndikimi i stafit teknik në ndryshimet brenda grupit.

U përmendën edhe lojtarë që kanë rritur formën si Bakajoko dhe Gruda, si dhe stabiliteti që klubi po tenton të mbajë në këtë fazë të sezonit.

Përfaqësuesi i Egnatias mbajti qëndrim të drejtpërdrejtë, duke u fokusuar te puna e klubit dhe rezultatet në fushë.

“Pas humbjes me Dinamon, skuadra reagoi mirë dhe u ngrit psikologjikisht. Trajneri ka bërë ndryshime në grup, duke u dhënë besim lojtarëve. Lojtarë si Bakajoko dhe Gruda kanë rritur formën dhe besimin. Klubi po funksionon në bazë të punës së përditshme.”-tha Zeka.

Gjatë debatit, pati edhe replika për temat e së kaluarës në futbollin shqiptar, të cilat u cilësuan si çështje që nuk ndihmojnë aktualitetin sportiv.

“Duhet të flasim për atë që ndodh sot në fushë. Klubi ka përgjegjësinë e vet dhe ecuria duhet parë me atë që prodhohet aktualisht, jo me histori të vjetra.”-tha ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS: