“Ndryshon gjithçka nga kampionati i rregullt”/ Hallaçi: Dinamo më e lirshme, Vllaznia nën presion
Në emisionin “Ora Sport” në Ora News ishte i ftuar trajneri i Rrahman Hallaçi, i cili analizoi formatin “Final Four” dhe ecurinë e skuadrave kryesore në garën për titull.
Ai u ndal te ndryshimi mes kampionatit të rregullt dhe fazës finale, duke vënë në dukje se në Final Four çdo gabim ka kosto të lartë dhe nuk le hapësirë për rikuperim.
“Final Four është ndryshe nga kampionati. Në kampionat ke mundësi të gabosh, të rikuperosh dhe të kthehesh në formë. Këtu gabimet kushtojnë shumë.”-shtoi Hallaçi.
Në analizën e tij, Vllaznia u vlerësua për kampionatin e zhvilluar, por u vu në dukje se në ndeshjen vendimtare nuk arriti të ruajë vazhdimësinë gjatë gjithë takimit.
Nga ana tjetër, Dinamo u pa si skuadër më e qetë psikologjikisht, e ndihmuar edhe nga suksesi në Kupën e Shqipërisë, që i dha më shumë liri në lojë dhe vetëbesim në fushë.
“Vllaznia bëri një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Dinamo ishte më e lirshme pas Kupës dhe e shfrytëzoi këtë. Ende nuk është mbyllur asgjë për Vllazninë.”-tha ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS:
