"Elbasani pati kampionat të fortë por humbi pikë që i ndikuan në Final Four"/ Luga: Ajo rënie u reflektua edhe ndaj Dinamos
Në emisionin “Ora Sport” në Ora News ishte i ftuar trajneri i Partizani, B. Ergys Luga, i cili analizoi ecurinë e katër skuadrave kryesore në “Final Four”, me fokus te Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia.
Ai u ndal fillimisht te Elbasani, duke e vlerësuar si skuadrën më të qëndrueshme gjatë sezonit, por që në fund humbi ritmin në momentet vendimtare.
“Elbasani ka bërë kampionat shumë të fortë dhe të konsoliduar, por në fund humbi disa pikë që ndikuan edhe në Final Four. Ajo rënie u reflektua edhe në ndeshjen me Dinamon.”-u shpreh trajneri.
Në analizën e tij, Luga përmendi edhe Dinamo, e cila sipas tij ka ditur të shfrytëzojë situatat dhe të përfitojë nga gabimet e rivalëve, duke siguruar objektivat sezonalë dhe një formë më të stabilizuar pas suksesit në Kupë.
Po ashtu u vu në dukje edhe luhatja e Partizani, që sipas tij ka kaluar periudha me paqëndrueshmëri në lojë, duke ndikuar në garën për kreun.
“Dinamo ka përfituar nga situatat dhe ka qenë më e qartë në ide, sidomos pas Kupës. Partizani ka pasur oshilacione gjatë sezonit dhe kjo ka ndikuar në ecurinë e tij.”-shtoi Luga.
Në lidhje me Vllaznia, analiza e trajnerit të Partizanit u fokusua te ecuria e përsëritur e skuadrës, e cila nis fort sezonin por humbet ritmin në fazën finale të kampionatit.
“Vllaznia është një skuadër që nis gjithmonë mirë, por në fund e ul ritmin. Kjo gjë po përsëritet prej vitesh dhe mund t’i vështirësojë ndeshjet që ka mbetur.”-tha ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS:

