“Dinamo kishte një ngarkesë të madhe"/ Lulaj: Tregoi pjekuri dhe forcë ndaj Vllaznisë

Në emisionin “Ora Sport” në Ora News ishte e ftuar trajnerja Cyme Lulaj, e cila analizoi ndeshjen mes Dinamo dhe Vllaznia, ku skuadra kryeqytetase fitoi me rezultatin 3-0 në Kupë.

Lulaj u ndal te paraqitja e Dinamos, duke vlerësuar mënyrën si skuadra menaxhoi ngarkesën fizike dhe psikologjike, pas një periudhe me ndeshje të rëndësishme dhe përgatitje për Final Four.

Sipas saj, Dinamo tregoi organizim të mirë në fushë dhe stabilitet gjatë gjithë ndeshjes, duke shfrytëzuar rastet dhe duke kontrolluar ritmin e lojës.

“Dinamo kishte një ngarkesë të madhe nga ndeshja e Kupës dhe përgatitja për Final Four, por tregoi pjekuri dhe forcë si skuadër. E menaxhoi shumë mirë ndeshjen.”-shtoi Lulaj.

Sipas saj, Vllaznia nuk arriti të ruajë përqendrimin e duhur dhe e trajtoi ndeshjen me një qasje më të lehtë, gjë që ndikoi në rezultatin final.

“Vllaznia e mori pak lehtë ndeshjen dhe nuk ishte në nivelin e duhur të përqendrimit. Dinamo e shfrytëzoi këtë dhe e fitoi me meritë.”-shtoi trajnerja.

Në përfundim, Dinamo doli fituese me rezultat të pastër 3-0, duke treguar stabilitet dhe vendosmëri në një ndeshje të rëndësishme për ecurinë në Kupë.

Ndërkohë, në takimin tjetër të ditës, Egnatia mposhti Elbasani në një ndeshje të fortë dhe të balancuar.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS: