“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026” nis sot, bllokim i disa akseve rrugore në Tiranë
Shqipëri mirëpret nga sot deri më 22 maj turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku do të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Etapa e parë e këtij aktiviteti nis nga ora 12:00 ku çiklistët pjesëmarrës do të startojnë nga Tirana dhe do të përfundojnë garën në Lezhë.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës.
Rrugët ku do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve do të jenë:
Sheshi “Skënderbej”
Bulevardi “Zogu i Parë”
Rruga “Dedë Gjon Luli”
Rruga “Myslym Shyri”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Lekë Gjon Luli” (Dedë Gjon Luli)
Rruga “Ibrahim Rugova”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Unaza e Madhe
Segmenti Tiranë – TEG – Thumanë – Milot – Rrëshen – Reps
Policia si dhe ajo Bashkiake e Tiramës apeln që drejtuesit e mjeteve të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë orarit të aktivitetit.
