"Ora po ecën"/ Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose pasojat do të jenë serioze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 19:00
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes një reagimi në rrjetin e tij social Truth Social.
Ai shkruan se “ora po ecën” dhe se Irani duhet të veprojë shpejt, përndryshe, sipas tij, situata mund të përkeqësohet seriozisht. Trump shton gjithashtu se koha është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet humbur.
Në një postim tjetër, ai ka publikuar një foto me mbishkrimin “Qetësia para stuhisë”, pa dhënë më shumë shpjegime.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitje të intensifikuara për skenarë të mundshëm ndaj Iranit, pas një periudhe armëpushimi të arritur më herët.
