Telefonata Netanyahu-Trump/ Ja çfarë diskutuan dy liderët lidhur me l*ftën në rajon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, e cila ka zgjatur më shumë se 30 minuta.

Sipas mediave të huaja, telefonata është bërë pak para një mbledhjeje të mbyllur të kabinetit qeveritar në Izrael.

Raportohet se në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet në rajon dhe situata me Iranin. Një burim izraelit i cituar nga media Ynet ka thënë se Trump mund të përballet me një vendim të rëndësishëm për hapat e ardhshëm ndaj Iranit dhe se, në rast përshkallëzimi të konfliktit, edhe Izraeli mund të përfshihet në veprime të përbashkëta.

Zyrtarisht, detaje të tjera nga biseda nuk janë bërë publike.