Izraeli urdhëron evakuim në Liban/ Banorët e 4 zonave largohen mes paralajmërimeve për sulme
Izraeli u ka bërë thirrje banorëve në katër zona të Libanit që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke paralajmëruar rrezik për sigurinë e tyre.
Sipas një njoftimi të zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, banorëve u është kërkuar të evakuohen dhe të qëndrojnë të paktën 1.000 metra larg zonave të hapura, për shkak të zhvillimeve ushtarake në terren.
Në mesazhin e tij, ai paralajmëron se çdo person që ndodhet pranë pozicioneve apo aktiviteteve të Hezbollahut rrezikon jetën e tij.
Evakuimi përfshin katër zona: Arzi, Al-Marwaniyah, Al-Babiljah dhe Al-Baysariah.
Izraeli ka kryer sulme të vazhdueshme në Libanin jugor gjatë periudhës së konfliktit, duke e cilësuar zonën si një nga bazat e Hezbollahut.
Këto zhvillime vijnë disa ditë pas njoftimit për zgjatjen me 45 ditë të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

