Kuba armatoset me 300 dronë ushtarakë / SHBA ngre alarmin për k*rcënim ndaj Guantanamos dhe bazave detare

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Kuba dyshohet se ka blerë mbi 300 dronë ushtarakë, çka ka ngritur shqetësime të reja në Shtetet e Bashkuara.

Burime të cituara nga Axios bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime që këta dronë mund të përdoren për të goditur objektiva amerikanë, përfshirë bazën detare në Gjirin e Guantanamos, anije ushtarake të SHBA-së dhe zona pranë Florida-s, si Key West.

Megjithatë, disa zyrtarë amerikanë mendojnë se këto informacione mund të shërbejnë edhe si justifikim për masa të mundshme ushtarake nga ana e Uashingtonit.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, shqetësimi i SHBA-së për Kubën lidhet me zhvillimet në përdorimin e dronëve dhe me praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Havana.

Ende nuk ka prova publike që konfirmojnë planifikime konkrete për sulme, ndërsa situata po ndiqet nga afër nga autoritetet amerikane.