13 të vrarë në Pakistan
Persona të armatosur fillimisht kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë 13 pasagjerë të një autobusi në një pikë kontrolli të rreme në pjesën jug-perëndimore të Pakistanit.Raportohet se pasagjerët janë nxjerrë nga një autobus që udhëtonte nga krahina Baluchistan për në krahinën qëndrore të Punxhabit.Personat e armatosur raportohet se kishin të veshur uniforma të forcave të sigurisë së Pakistanit.Askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, por kjo duket se ka pasur si shënjestër banorët e Punxhabit që punojnë në Baluchistan.Forcat e sigurisë që ofrojnë mbrojtje për autobusët që e bëjnë këtë rrugë i kanë ndjekur personat e armatosur, por nuk kanë arritur t’i kapin pasi ata gjuajtën një raketë, duke e vrarë një oficer policie.Në krahinën e Baluchistanit jetojnë seperatistët që luftojnë për më shumë autonomi dhe përfitim më të madh nga pasuritë nëntokësore të rajonit.Në të njejtin rajon gjithashtu ka pasur edhe dhunë sektariane në mes të shumicës sunite dhe shiitëve.