Johanesburgu i kërkon gabimisht Mandeles shlyerjen e borxhit

Qyteti i Johanesburgut i ka kërkuar falje ish presidentit historik të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela të hënën pasi gabimisht kanë vendosur një njoftim për mospagesë të faturës së energjisë elektrike në shtëpinë e tij.Njoftimi kërcënonte me ndërprerjen e energjisë elektrike nëse fatura nuk paguhet.Johanesburgu është përballur së fundi me ankesa nga banorët e saj për mbifaturim.Në një njoftim të qytetit, thuhet se shënimi i vendosur në shtëpinë e Mandelës që kërkon shlyerjen e borxhit prej 660 dollarësh, duhej të vendosej në një shtëpi tjetër.