VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (12 - 13 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Një qendër e fuqishme ciklonare në Europën Qendrore sjell shtrëngata dhe stuhi ere në zonën e Alpeve dhe pjesën qendrore të kontinentit, ndërsa pjesërisht Ballkani me rrebeshe afatshkurtra. Ndërkohë, Britania e Madhe, gadishulli Iberik dhe Europa Lindore mbeten me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, priten kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, me mundësi për rrebeshe në veri. Temperaturat luhaten nga 8°C deri në 28°C. Era fryn mbi 55 km/h, me dallgëzim mbi 3 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme,  moti i paqëndrueshëm vijon në Europën Veriore dhe Qendrore, ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Juglindore dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vranësirat do të jenë më të shpeshta në qendër dhe jug, duke sjellë herë pas here reshje shiu në juglindje. Temperaturat ulen nga 6°C në 26°C. Era fryn mbi 35 km/h, me dallgëzim 2 ballë.