Blushi: Triumfi i Lirisë dhe Ndryshimi është më pranë se kurrë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi njofton se ka qenë në Elbasan.

"Në Elbasan, bashkë me Edmond Haxhinaston, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe Rexhep Ballmin, Sekretar për Organizimin, zhvilluam një takim me Kryesinë lokale të Partia e Lirisë.

Falënderim i veçantë për të gjithë strukturat, drejtuesit dhe anëtarët tanë në Elbasan për qëndresën, sakrificat, përkushtimin dhe besimin që kanë treguar në çdo moment.

Sot më shumë se kurrë është koha të ndezim motorët fuqishëm, të jemi më pranë qytetarëve dhe të organizohemi me energji të re për sfidat që na presin.

Me përkushtim, punë dhe vendosmëri, do ta çojmë përpara misionin tonë politik dhe do të forcojmë çdo ditë zërin e opozitës, për të vënë në jetë 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus, që ndalin shpopullimin, ndihmojnë familjet e reja dhe shndërrojnë Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Fitoret ndërtohen me njerëz që nuk dorëzohen dhe strukturat tona kanë treguar se dinë të qëndrojnë fort në çdo betejë.
Triumfi i Lirisë dhe Ndryshimi është më pranë se kurrë!", shprehet Blushi.