Raportet e ndërkombëtarëve si 'a*më' politike/ Bici: Ja si po i lexon politika shqiptare mesazhet e BE-së
Raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndonëse një dokument teknik mbi ecurinë e vendit, është shndërruar sërish në një fushëbetejë për politikën vendase.
Gazetari i "Ora News", Bekim Bici, u shpreh se palët politike, mazhoranca dhe opozita, duket se e kanë "përkthyer" dokumentin sipas interesave të tyre, duke e përdorur atë si një mjet për retorikën e brendshme dhe jo si një udhërrëfyes për reformat.
Ky fenomen nuk është i ri në skenën politike shqiptare.
Sipas Bicit përdorimi i raporteve ndërkombëtare për qëllime të luftës politike është një praktikë e konsoliduar. Politikanët shqiptarë kanë treguar se janë të aftë të shndërrojnë edhe deklaratën më të thjeshtë të një zëdhënësi apo eurodeputeti në një debat të madh kombëtar, duke e zhvendosur të gjithë arenën mediatike dhe publike drejt këtij diskutimi.
Qëllimi është i qartë: mbajtja e debatit “të ndezur” dhe brenda kontureve që i shërbejnë agjendës së tyre politike.
" Në fakt nuk është që është herë e parë që ndodh një përdorim i raporteve të ndërkombëtarëve apo në këtë rast edhe i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian përsa i përket çështjes së integrimit të vendit tonë, apo edhe përparimeve dhe ngecjeve të bëra nga Shqipëria.
Pasi vlen të theksohet që politikanët shqiptarë jemi mësuar tashmë t'i shohim që edhe një deklaratë të një zëdhënësi nga Këshilli i Europës, Komisioni i Europës, Parlamenti Europian, apo dhe një deklaratë akoma dhe më poshtë nga ana e thjesht një eurodeputeti e shndërrojnë në një debat të dhe e shndërrojnë gjithë në fakt arenën mediatike dhe publike shqiptare në një debat të mirëfilltë mes mes tyre. Kjo për shkak edhe të retorikës së tyre politike apo interesave politike për ta mbajtur gjënë, le të themi brenda asaj, jo vetëm të ndezur por brenda kontureve që ato duan t'i japin secilit qëndrim.
Referuar kësaj, e njëjta gjë ndodhi edhe këtë herë, siç pritej me raportin përkatës, ku nëse do të shohim, gjithmonë ka dy lexime, në fakt ka shumë lexime, por në aspektin e palëve politike në këtë rast opozitë-maxhorancë, ka gjithmonë dy lexime. Nga njëra anë maxhorancës që thotë ne kemi përparuar dhe ne jemi më të mirët në në këtë aspekt", u shpreh Bici.
Ndiqni intervistën e plotë:

