“Aktori” Veliaj dhe “i korruptuari” Ndrenika

Është një krahasim i pabëshëm sepse legjenda e ekranit tonë, Robert Ndrenika, një nga aktorët më të mirë të kinematografisë shqiptare, skenës dhe teatrit nuk mund të ketë dhe nuk ka pasur kurrë në jetën e tij 13 akuza të rënda penale.

Në fakt, aktori i vërtetë dje në Gjykatën Administrative nuk ishte Robert Ndrenika, aktori ishte Erion Veliaj.

Është Erion Veliaj ai që kërkon me padi për çështje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të siç është fakti që prokurori Ols Dado e ka hetuar së bashku me prokurorin Altin Dumani dhe e kanë çuar në bankën e të akuzuarve dhe pas prangave dhe ai kërkon që ata të ikin nga detyra se janë emëruar në mënyrë të padrejtë.

Emërimi i bërë 20 vite më parë kërkon të sqarohet tani nga aktori Veliaj.

Mosha, pleqëria edhe ndonjë qokë e “aktorit” Veliaj e detyruan Robertin e shkretë të shkonte në Gjykatën Administrative.

Ndoshta kujton se ka ndonjë gjyq politik si në kohën e Enverit, si ato që bëheshin në Kinostudio, por nuk ishte i tillë, ishte një gjyq administrativ dhe nuk dihet pse e kanë marrë Robertin e shkretë se mund ta çonin në SPAK e ta thellonin skenarin siç bënë me Elena Kadarenë. Aktori ishte Erion Veliaj, kurse të vërtetën e tha Robert Ndrenika “sa të ka ngelur ta bësh, që ta bëj unë.”

Na e pranoi artisti ynë i merituar apo i popullit që nuk ka rëndësi ky term, pasi kanë rënë që nga koha e diktaturës, dje na tha shqip se Erioni do të dënohet.

“Jam në një gjyq civil po ky ka një problem penal dhe dënimi që i ka ngelur ta bëj unë”, por thelbi është që Erion Veliaj ende nuk e ka marrë dënimin e prej 10 muajsh shtyn gjyqet, i di provat dhe faktet që ka SPAK-u, i di mjaft mirë, ndaj dhe e shtyn pafundësisht se do të kapë afatet që të lirohet. Bën veprime me Gjykatën Administrative që të bëjë të pavlefshme aktet që të lirohet.

“Aktori” Erion Veliaj dje puthi të "korruptuarin" Robert Ndrenika, por në fakt 13 akuza i ka i pari, i dyti ka një emër të mirë si një aktor i madh, por në pleqëri i keqpërdorur. Nuk e kursyen, nuk u mjaftuan me Robertin, me veprën dhe punën e tij.

Nuk i kurseu këto “aktori” Erion Veliaj dhe e ekspozoi “të korruptuarin” Ndrenika nga qoka që fillojnë nga shembja e teatrit dhe përfundojnë te shlyerja pasi je marrë peng në seanca të tilla të turpshme gjyqësore ku emrit tënd të bardhë dhe të madh i vë një njollë të zezë./ CNA