Himni shqiptar u “harrua" në kongresin e "VLEN", ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Ndaluan gjuhën shqipe...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 11:41
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëkohësisht edhe nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në kongresin e VLEN.
Përmes një postimi në facebook, ai përmendi heshtjen e VLEN-it për ndalimin e gjuhës shqipe, teksa theksoi se heshtën edhe për himnin.
“E ndaluan gjuhën. E ndërprenë përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. E bllokuan Evropën. Tani heshtën edhe himnin”, shkruan Osmani.
