“Severna Brigada” - Organizata serbe kërcënon Albin Kurtin me ...

Organizata terroriste serbe e quajtur “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim mbi eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë,  ndër të tjera thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët për trazira, incidenteve dhe kërcënime me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë apo kryeministri lidhur me këtë mesazh kërcënues.

Qeveria e Kosovës me një vendim e shpalli organizatë terroriste “Severna Brigada” në qershor  të vitit 2023.

Bashkë me “Severna Brigada”, organizatë terroriste u shpall edhe “Civilna Zaštita” (“Mbrojtja Civile”).

Kurti atëherë deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.