Traktori e z*ri poshtë, humb jetën 61-vjeçari në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2026, 20:07
Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi pasditen e të shtunës në ishullin Kos në zonën Mastichari.
Një 61-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga traktori.
Në zonë mbërritën automjete të zjarrfikëses por fatkeqësisht drejtuesi i traktorit u nxorr pa jetë pasi ishte bllokuar.
Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i traktorit u përpoq të kalonte një pjesë të një përroi, duke rezultuar në përmbysjen e automjetit dhe bllokimin e tij, ku fatkeqësisht humbi jetën.
