UFO mbi Ballkan? SHBA nxjerr videot e objekteve misterioze pranë Greqisë
Dosjet e shba mbi ekzistencën e UFO-ve kanë përshkruar dhe një moment kur mjeti i paidentifikuar lëviz mbi qiellin e ballkanit. Është pikërisht kjo video që është regjistruar në vitin 2024 në një zonë pranë Greqisë duke fluturuar në lartësi nga deti në drejtim të tokës.
Gjithçka është mundur të filmohet për një minutë e 5 sekonda nga një platformë ushtarake të shba.
Mjeti është përshkruar si në formë diamanti dhe lëvizte me 434 nyje ose mbi 830 kilometër në orë.
Vëzhguesi raportoi gjithashtu se UAP ishte i dallueshëm vetëm nëpërmjet sensorit infra të kuq me valë të shkurtra.
dy momente të tjera të regjistrimit të objekteve të paidentifikuara në Ballkan është sërish në greqi. Pamjet janë kapur në nëntor të vitin 2023. Në videon e parë janë 24 sekonda pamje ku përshkruhet një obejt i vogël dhe rrethor, duke fluturuar pranë sipërfaqes së oqeanit drejt tokës.
Në të dytën mjeti lëviz me shumë kthesa dhe me 180 kilometra në orë po ashtu pranë sipërfaqes së oqeanit dhe në drejtim të tokës.
Ekrani ku paraqitet materiali prej departamentit amerikan të shtetit është i ndarë në dy zona shikimi për dhjetë sekondat e para të videos, me anën e djathtë që shfaq pamje elektro-optike dhe anën e majtë që shfaq pamje SWIR.
Po ashtu më tej janë dokumentuar momente të lëvizjeve të mjeteve të paidentifikuara në një sërë shtetesh, përfshirë dhe atë në Japoni ku u raportua një trup në formë futbolli. Gjithashtu në zona të ndryshme të amerikës janë filumuar objekte të paidentifikuara në vitin 2025 dhe 2026. Por ato çfarë janë edhe me më shumë interes janë pamjet e marra nga misioni apollo në hënë, ku mjete fluturues me mijëra drita janë parë në disa momente
Ndërsa në shtator të vitit 2023 u regjistrua një objekt metalik me ngjyrë bronzi me gjatësi rreth 40 deri në 59 metra dhe me nëj dritë të ndritshme. Nga të dhënat e laboratorit të FBI thuhet se ai zhdukej në çast.
Në total janë 160 materiale të bëra publike me dëshmi apo dhe video. Madje të filmuar dhe në zona të nxehta si në lindjen e mesme apo dhe në afrikë
