Marta Kos njoftoi vizitën e parë në Kosovë, Vuçiç e s*lmon: Kam pushuar së foluri për Marta Kosin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk kontakton më me të huajt të cilët, që sipas tij, i dëshirojnë të keqen Serbisë. Gjatë qëndrimit të tij në Shid, ai përmendi Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
“E shihni, kam pushuar së foluri për Marta Kosin. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiç.
Komentit të të pranishmëve se ai duhet të flasë ende me të, duke qenë se është Presidenti i Serbisë dhe Kos është Komisioneri i BE-së përgjegjës për zgjerimin, Vuçiç iu përgjigj:
“Për çfarë tjetër duhet të flas? Për çfarë po bëjnë miqtë e mi? Për çfarë duhet të flas me ata që gënjejnë për Serbinë? Për çfarë duhet të flas?”, tha ai. Kujtojmë që pak ditë më parë BE pezulloi mbështetjen financiare për Serbinë pas paralajmërimeve që lëshoi ndaj Beogradit për ndërhyrjet në sistemin gjyqësor.=
