Sarkozy i lehtësohet dënimi, i hiqet byzylyku elektronik pas vendimit të Gjykatës së Parisit
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, nuk do të mbajë më pajisjen elektronike të monitorimit, pas vendimit të Gjykatës së Parisit që ka pranuar kërkesën për lehtësim të masës së dënimit.
Rasti lidhet me dosjen “Bygmalion”, që ka të bëjë me dyshime për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2012.
Gjykata ka vlerësuar moshën dhe gjendjen personale të Sarkozisë, i cili është 71 vjeç, si arsye për ndryshimin e masës së ekzekutimit të dënimit.
Ai ishte dënuar me një vit burg, ku gjashtë muaj ishin me ekzekutim, për tejkalim të shpenzimeve gjatë fushatës elektorale.
Në kuadër të vendimit, ai kishte vendosur një byzylyk elektronik për monitorim.
Me vendimin e ri, Sarkozy lirohet nga kjo detyrim dhe kalon në një regjim më të lehtë të vuajtjes së dënimit.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë i përfshirë në procese të tjera gjyqësore, përfshirë hetimet për dyshime mbi financimin e fushatës së vitit 2007 nga Libia.

