Parada e 9 majit në Moskë/ Putin pritet të mbajë fjalim, forcohen masat e sigurisë
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë një fjalim gjatë paradës ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, që zhvillohet të shtunën më 9 maj me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.
Sipas njoftimeve, masat e sigurisë rreth presidentit rus janë forcuar, për shkak të rrezikut të mundshëm të sulmeve gjatë ceremonisë, përfshirë edhe nga pala ukrainase.
Pas paradës, Putin pritet të zhvillojë takime bilaterale me disa liderë të huaj që do të marrin pjesë në ceremoni, mes tyre kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, mbreti i Malajzisë Sultan Ibrahim dhe presidenti i Laosit Thongloun Sisoulith.
Ngjarja në Moskë shënon një nga ceremonitë më të rëndësishme vjetore në Rusi, me pjesëmarrjen e udhëheqësve dhe përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.
