Nuk ka takim direkt SHBA-Iran/ Pakistani sqaron situatën mes tensioneve dhe propozimit të Trump

Nuk ka takim direkt SHBA-Iran/ Pakistani sqaron situatën mes tensioneve dhe
Pakistani ka bërë të ditur se për momentin nuk është planifikuar një takim i drejtpërdrejtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pavarësisht diskutimeve dhe përpjekjeve diplomatike që po vazhdojnë.

Një burim nga Pakistani ka thënë për Al Arabiya se nuk ka ende një marrëveshje për zhvillimin e bisedimeve ballë për ballë mes palëve.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar një përgjigje të shpejtë nga Teherani për një propozim me 14 pika.

Sipas raportimeve, një kundërpropozim nga pala iraniane mund të vijë në çdo moment.