Sulm me raketa dhe dronë në jug të Libanit/ Hezbollahu lëshon raketa dhe dronë drejt ushtrisë izraelite

Hezbollahu ka lëshuar disa raketa dhe dronë me eksploziv drejt forcave izraelite të stacionuara në jug të Libanit.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se një pjesë e raketave dhe dronëve janë rrëzuar, ndërsa disa dronë kanë shpërthyer pranë pozicioneve të trupave izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, nga ky sulm nuk ka pasur të lënduar mes ushtarëve.