HANTAVIRUSI VJEN NË EUROPË/ Pasagjerë të infektuar transferohen urgjentisht pas shpërthimit në kroçerë

Europa vihet në alarm pas shpërthimit të hantavirusit në një anije turistike që udhëtonte nga Amerika Latine drejt Afrikës. Një avion me pasagjer të dyshuar të infektuar zbarkoi në Amsterdam, ndërsa disa raste të konfirmuara dhe tre viktima kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare. Autoritetet shëndetësore po monitorojnë dhjetëra persona në disa shtete, ndërsa OBSH thekson se rreziku për publikun mbetet i ulët.

Europa është në alarm, pas shpërthimit të hantavirusit në bordin e anijes turistike.

Një avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, ndërsa pacienti është transferuar në menjëherë në spita, ku autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat për të shmangur përhapjen e virusit.

Anija turistike, që prej ditësh ishte ankoruar pranë Kepit të Gjelbër, po lundron tashmë drejt Ishujve Kanarie, ndërsa në bord ndodhen 146 persona nga 23 vende të ndryshme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri tani janë identifikuar tetë raste të hantavirusit, tre të konfirmuara dhe pesë të dyshuara.

Tre persona kanë humbur jetën gjatë udhëtimit, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse të gjitha vdekjet lidhen drejtpërdrejt me virusin.

Ndërsa, dy pacientë në gjendje të rëndë janë transportuar për trajtim në Holandë, ndërsa një tjetër evakuim është shtyrë për shkak të problemeve teknike me avionin.

Ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për variantin “Andes”, i njohur në Amerikën Latine dhe i rrallë për transmetim nga njeriu te njeriu. OBSH thekson se virusi nuk përhapet si COVID apo gripi, por kërkon kontakt shumë të afërt fizik.

Ndërkohë, disa shtete, përfshirë SHBA-në, Britaninë dhe Zvicrën, po monitorojnë pasagjerët që janë kthyer nga kroçera. Autoritetet spanjolle kanë garantuar se mbërritja e anijes në Tenerife nuk do të paraqesë rrezik për qytetarët.