Rubio për Hormuzin: Irani po vepron “kriminalisht”, SHBA gati për veprim mbrojtës

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ka folur për situatën në ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar sjelljen e Iranit si të paligjshme dhe “kriminale”.

Ai ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të veprojnë në kuadër të asaj që e quajti “Projekt Liria”, një nismë që lidhet me mbrojtjen e lundrimit dhe sigurisë detare.

Rubio tha se disa vende kanë kërkuar ndihmën e SHBA-së, por sipas tij, Uashingtoni po vepron edhe për shkak të rolit që ka në ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare.

Ai sqaroi se operacionet aktuale kanë karakter mbrojtës dhe jo sulmues, duke shtuar se SHBA nuk do të hapë zjarr nëse nuk sulmohet më parë.

Në qëndrimin e tij, Rubio nënvizoi se SHBA nuk është në konflikt me Iranin, por do të reagojë nëse forcat amerikane ose anijet e saj do të sulmohen.