“Nuk u pëlqen të përballen me ne”/ Trump për forcat iraniane: Ushtria e tyre është goditur rëndë në pak javë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 17:44
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për Iranin gjatë një komunikimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar tensionet mes dy vendeve.
Ai u shpreh se Irani “nuk i pëlqen të përballet me SHBA-në” dhe se, sipas tij, zhvillimet e fundit do të tregojnë efektet e këtij presioni me kalimin e kohës. Trump shtoi gjithashtu se ushtria iraniane është goditur rëndë gjatë një periudhe dyjavore.
