Sulme me raketa dhe dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aktivizohet mbrojtja ajrore në disa zona
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të përballuar sulme me raketa dhe dronë që, sipas tyre, vijnë nga Irani.
Ministria e Mbrojtjes e Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se tingujt e dëgjuar në disa zona të vendit janë rezultat i ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore, të cilat kanë kapur raketa balistike, raketa lundrimi dhe dronë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se mbrojtja ajrore është angazhuar në mënyrë aktive për të neutralizuar kërcënimet gjatë sulmeve.
Ngjarjet vijnë pas një sulmi të raportuar nga Irani ndaj një objekti të madh nafte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u plagosën edhe tre shtetas indianë.
Ky zhvillim ka rritur shqetësimet për stabilitetin në rajon dhe për armëpushimin e brishtë në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht tensioneve, sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka bërë të ditur më herët se SHBA nuk e konsideron të përfunduar armëpushimin dhe situata po ndiqet nga afër.

