Trump: Papa Leone XIV po rrezikon shumë katolikë

Mendoj se ai po rrezikon shumë katolikë dhe shumë njerëz të tjerë dhe se ai është plotësisht dakord që Irani të ketë armë bërthamore, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste me Hugh Hewitt në ”Salem News Channel”, duke e kritikuar përsëri papa Leonen XIV.

Komentet e presidentit të SHBA-së vijnë vetëm disa orë para vizitës së sekretarit të Shtetit, Marco Rubio në Vatikan, e cila thuhet se synon të përmirësojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë pas përplasjes mes papës dhe Uashingtonit në javët e fundit.

“Papa vazhdon në rrugën e tij, në kuptimin e predikimit të Ungjillit, paqes siç do të thoshte Shën Pali, në çdo rast, të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm”, ishte reagimi i sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me sulmin e Trumpit.

“Edhe përballë këtyre sulmeve të reja, nuk e di nëse papa do të përgjigjet”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini dhe se papa duhet të dëgjohet dhe jo të diskutohet.

”Sulmi i Trumpit? Papa nuk duhet të diskutohet, ai duhet të dëgjohet”, deklaroi Salvini.