SHBA-Brazil në tavolinë/ Trump dhe Lula pritet të flasin për krimin ndërkombëtar dhe burimet minerale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të zhvillojë një takim të enjten në Uashington me presidentin e Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Takimi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por burime diplomatike bëjnë me dije se po punohet për organizimin e tij.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i dytë mes dy liderëve, pas një takimi të mëparshëm të zhvilluar në Malajzi vitin e kaluar.

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Një tjetër temë e rëndësishme mund të jenë edhe burimet minerale të Brazilit, të njohura si “tokat e rralla”, të cilat përdoren gjerësisht në teknologji dhe industri të ndryshme, përfshirë elektronikën dhe sektorin ushtarak.

Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur interes për këto burime strategjike, ndërsa Brazili kërkon të ruajë kontrollin mbi nxjerrjen dhe përpunimin e tyre.