Izraeli raporton sulme nga Hezbollahu në veri dhe jug të Libanit. Goditje nga toka dhe ajri

Ushtria izraelite Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ka bërë të ditur se grupi Hezbollah ka kryer një sërë sulmesh ndaj forcave të saj në jug të Libanit dhe në veri të Izraelit.

Sipas njoftimit, është tentuar edhe lëshimi i një rakete tokë-ajër drejt një avioni të Forcave Ajrore izraelite, por pa u shkaktuar dëme apo të lënduar.

Në veri të Izraelit, në zonën Misgav Am, janë dëgjuar sirena alarmi pas raportimeve për një mjet ajror të dyshuar që ka hyrë në hapësirën ajrore, ndërsa rasti është ende në verifikim.

Po ashtu, thuhet se janë përdorur dronë shpërthyes dhe një raketë antitank ndaj trupave izraelite në Libanin jugor. Disa pajisje shpërthyese kanë shpërthyer pranë pozicioneve ushtarake, por pa detaje për viktima.